Muzikë, freski e shumë qejf në Gërmi

Muzikë, freski e shumë qejf në Gërmi

Sot në pishinën e Gërmisë në kryeqytet po mbretëron një atmosferë shumë më ndryshe dhe shumë festive. Pas shumë vitesh, pishina e Gërmisë nga sot ka filluar me pool-party me DJ të ndryshëm. E hapjen e këtij eventi sot e bëri DJ Robi. Zakonisht këto evente do të mbahen gjatë fundjavëve.

Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, për RTV21 ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet për këtë sezonë janë bërë. Duke i përmendur të mirat që i sjellë kjo hapësirë relaksuese.

Ajo në një intervistë të realizuar në kuadër të emisionit “Një kafe prej shpisë”, tha se deri në 15 mijë qytetarë brenda ditës e kanë vizituar këtë pishinë, ndërsa gjatë këtyre ditëve të qershorit ajo zbuloi se ka pasur deri në 4 mijë qytetarë brenda ditës që e kanë vizituar Gërminë.

Ekipi i shpëtimit në këtë pishinë përbëhet nga dhjetë persona.

Kujtojmë se pishina e Gërmisë ka nisur sezonën më 15 qershor dhe do të jetë e hapur për qytetarët deri më 31 gusht./21Media