Lëshohet viza e parë

Lëshohet viza e parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar sot vizën e parë për një qytetarë të Kosovës.

Në këtë mënyrë, nga sot të gjitha shërbimet për t’u pajisur me vizë amerikane do të kryhen në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.

“Urime për marrësin e parë të vizës nga Ambasada Amerikane e Kosovës në Prishtinë! Rrugë të mbarë. Kjo është një njoftim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat tani po përmbushen në Kosovë”, shkroi Ambasada.

Ndryshe, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Ambasadës amerikane në Shkup për të aplikuar për viza/21Media