Nga sot terapi falas për të prekurit nga Skleroza Multiple

Ismaili: Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple.

Ismaili ka thënë se nga sot, pacientët nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë, por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore.

“Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ismaili është shprehur i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale./21Media

 

Back to top button