Marrja e barnave me letërnjoftim dhe prezencë fizike

Marrja e barnave me letërnjoftim dhe prezencë fizike

Nga një tetori do të hiqen kuotat e barërave njoftojnë nga fondi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Kur mjeku amë shkruan recetën e barërave, pacienti do të duhet të tregojë dokument identifikimi. Dokumentin e identifikimit pacientët duhet të tregojnë edhe në farmaci, kur duhet të blejnë të njëjtat barëra.

Në të ardhmen nuk do të ketë receta në letër, por ato do të shkruhen në mënyrë elektronike. Letërnjoftimet e qytetarëve do të skenohen nëpër barnatore, për tu kontrolluar validiteti i dokumenteve.

Me këtë rast nga Fondi shëndetësor thonë se kjo bëhet që të merren edhe statistika, që të dihet se sa pacientë, sa receta shfrytëzojnë./Tv21