Xhelzon dhe tenton ta mbyt të dashurën e tij

Xhelzon dhe tenton ta mbyt të dashurën e tij

I dashuri xheloz i cili regjistroi abuzimin e tmerrshëm në familje ndaj partnerës se tij, është dënuar me 11 vjet burg, transmeton rtv21.tv.

Gjatë tre orëve të dhunshme të torturës, Stefan Carr, 28 vjeç, grushtoi të dashurën e tij Bethany Marchant. Ai gjithashtu kërcënoi nënën e saj me një thikë dhe i tha asaj që po shkonte ta fuste atë në një rezervuar dhe ta mbyste atë.

Carr, nga Castleford, West Yorkshire, nisi sulmin e vazhdueshëm ndaj mësueses së vallëzimit Marchant më 5 maj. Ai u shpall fajtor për dëmtim të rëndë trupor ndaj viktimës Marchant dhe ndaj dy sulmeve të mëparshme kundër një ish-dashnori të saj.

Pas një  zënke të gjatë që kishin mes vete, Carr vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme duke e shtyer atë nga dhoma në dhomë dhe duke e sulmuar në mënyra të ndryshme. Carr shihet teksa e përgadit litarin për ta varur atë. Ngjarja përfundoi pasi viktima ishte në gjendje të shpëtonte nga i dyshuari.

Oficerët po arrinin në vendngjarje pasi u thirrën nga një fqinj dhe arrestuan Carr. Ai kishte vendosur kamera në shtëpinë e tij të cilat kapën incidentin e plotë, duke siguruar pamjet që dëshmuan fajësin e tij.

Carr besonte se ajo ishte në një lidhje të re. Ai goditi në fytyrë ish-partneren e tij në në fund të vjeshtës 2018, dhe në janar 2019 ai u përpoq ta mbyt atë./21Media