Rasti po hetohet

Rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesi i manastirit të Graçanicës është ankuar se po ngacmohen motrat e nderit në manastir.

“Ankuesi mashkull K/Serb përfaqësues i manastirit të Graçanicës ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb i cili dyshohet se është me të meta mentale disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit ku i kishte ngacmuar motrat e nderit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet./21Media