Pas një muaji policia arreston të dyshuarin

Pas një muaji policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur.

Rasti kishte ndodhur në muajin shtator në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale viktimën femër K-Shqiptare (e mitur)”, ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media