Policia ka arrestuar një person

Policia ka arrestuar një person

Policia e Prizrenit ka njoftuar se  ka arrestuar një person i cili po e ngacmonte ish-bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Arbanë të Prizrenit.

“Në orët e mbrëmjes, një viktimë e gjinisë femërore e ka thirre policinë në Prizren për t’i dalë në ndihmë pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj. Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë marrë rastin në duar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi. I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor”, thuhet në njoftimin e dërguar nga policia./21Media