Aksidentohet kamioni, zjarrfikësit ndjekin pulat nëpër autostradë!

Aksident i pazakonshëm në Austri

Ngasësi i një kamioni, të cilin për një moment e zuri gjumi, detyroi rreth 120 njerëz në Austri që të ndjekin pulat në një autostradë të frekuentuar në afërsi të Lincit.

Kamioni që po transportonte mbi 7 mijë pula u rrokullis në autostradë, duke paralizuar rrugën, përderisa shërbimet përgjegjëse po ndiqnin pulat nëpër rrugë, shkruan rtv21.tv

Ngasësi i kamionit e pranoi fajin, duke thënë se për një moment e kishte zënë gjumi, gjë që mjaftoi që ai të del nga rruga dhe të përplaset për një shtyllë.

Pulat po transportoheshin për në thertore. Arkat me pula të ngordhura dhe të lënduara ishin të shpërndara në një gjatësi prej 160 metra, ndërsa me mijëra pula vraponin në të dyja anët e auto-rrugës, njoftoi policia.

Në fund, rreth 120 zjarrfikës arritën të kapin pulat, por vetëm pasi që mbyllen një pjesë të autostradës./21Media

Back to top button