“Ngërçi politik, momentum artificial dhe i panevojshëm!”

Ngërçi i krijuar sipas Malokut, s’është për të shkuar në zgjedhje të reja

Lidhur me situatën politike në vend, sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku është shprehur se ngërçi politik i krijuar është artificial dhe aspak i nevojshëm.

Maloku përmes një shkrimi së fundmi ka shkruar se ngërçin nuk e sheh si gatishmëri për të shkuar në zgjedhjet e reja, e as për ndonjë plan tjetër rezervë B, sepse sipas tij nuk ka.

“Arsyet e vetme për mos shkuarje s’janë vetëm penalltitë (morale, por, edhe ato politike) dhe ndëshkimet e elektoratit racional, i cili Ldk-n, mund ta dënoj ashpër shkaku jogatishmërisë për “kompromise”.

Por, në kalvarin e ndëshkimit moral (jo edhe aq politik) s’mund të amnestohet as LVV-. Dhe ate, jo për ndonjë shkak tjetër, sa shkaku i naivitetit dhe jodjallēzisë pēr ta finalizuar qeverisjen me “rugovistët” e djallëzuar!”, ka shkruar Maloku.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që të arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës deri në fund të kësaj jave. Këtë e ka konfirmuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi për RTV21. Ai ka thënë se çështja e presidentit nuk është e nevojshme të përfshihet në marrëveshje. Ndërsa, nga ana tjetër në një prononcim për RTV21, deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur optimiste që do të arrihet një marrëveshje edhe pse nuk ka folur për ndonjë datë të caktuar.

Tashmë janë bërë 2 muaj që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe ende pa ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme ka dalur e para, duke marrë 29 ulëse në Kuvend, ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak,  28./21Media

Back to top button