Ngjarje e rëndë në Dibër

Ngjarje e rëndë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një person është vetëvrarë në banesën e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Kraj-Reç, Dibër, ku 56-vjeçari me iniciale është vetëvrarë me armë gjahu.

R.H, është gjetur nga djali i tij në njërën nga dhomat e banesës së tij me derë të mbyllur.

Arma e gjahut rezulton të jetë marrë me leje nga R.H, ndërsa policia e Shqipërisë thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.