Sulm me armë zjarri, vdiqën 20 persona

Sulm me armë zjarri, vdiqën 20 persona

Pas ngjarjes tragjike në El Paso te Teksasit ku mbetën të vdekur 20 persona nga një sulm me armë në një supermarket të “Walmart”, ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

“Mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët pas sulmit të tmerrshëm në ‘Waltmart’ në SHBA”, ka shkruar Haradinaj në “Twitter”.


Ndryshe, 21-vjeçari Patrick Crusius hyri në supermarket duke lënë të plagosur edhe 26 të tjerë.

Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi ngjarjen si një sulm të tmerrshëm, ndërsa tha se autoritetet po punojnë në ndriçimin e rastit. Trump e quajti këtë si një akt frikacakësh dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye që do të justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm./21Media