Xhenku e Azra martohen

Xhenku e Azra martohen

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Ata të cilët janë duke e ndjekur po presin se si do të zhvillohet ngjarja tuje, shkruan rtv21.tv.

Shumë intriga do të thuren, e do të hyjnë personazhe të reja të cilat priten të shfaqen epizodë pas epizode.

Aktorët e serialit muajin e kaluar kanë përfunduar xhirimet e sezonit të parë. Në këtë sezon Xhenku dhe Azra do martohen, mirëpo dasma e tyre do të përfundojë në një tragjedi.

Derisa, Xhenku, Melisi dhe Merti do të pësojnë aksident me veturë, Azra do ta plagos Sumrun.

Seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media