Ngjarjet e datës 1 korrik

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes- Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:00)
Shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Ora 10:00-11:00)
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLG) mban konferencën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale”. Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Organizata Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik për ta kundërshtuar mos liberalizimin e vizave. (Para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ora 11:00)
OJQ AKTIV prezanton rezultatet e hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. ( Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)
Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë Pavel Bilek dhe ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, prezantojnë përparësitë e Çekisë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12.00)
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Shoqata “Kosova për Sanxhakun” organizojnë ekspozitën “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike voton listën e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)
Nënshkruhet marrëveshja mes Shkollës Profesionale “Prime Education” në Prishtinë me Bay River College – Calgary Campus (Canada). (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nr.130, ora 14:00)

Back to top button