Ngjarjet e datës 11 dhjetor

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Avokati i Popullit zhvillon “Ditë e hapur me qytetarët të Pejës”. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës, ora 10:00)

Organizatat GLPS dhe ÇOHU organizojnë tryezë diskutimit “Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit fungsional të drejtësisë” (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë. (Zyrat e degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj  mban konferencë. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Promovohet libri “Traumatologjia e sistemit osteomuskular”, i autorit Dr. Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare,  ora 11:00)

Fondacioni Friedrich Ebert dhe Qendra e Trajnimit Meister do të organizojnë një event “Festë për Arsimin Profesional”. (Qendra e Trajnimit Meister, ora 14:30)

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut mban takim. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 15:00)

Bisedë e hapur “Metodologjia e re për zgjerim: pengesë apo inspirim?”. (Hotmail “Swiss Diamond”, ora 18:00)

Back to top button