Ngjarjet e datës 13 nëntor

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të granteve dhe Panairi i Bizneseve në pronësi të grave të minoriteteve. Marrin pjesë drejtoresha e misionit të USAID-it, Mary Eileen Devitt dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Partia Socialdemokrate (PSD) realizon aksion simbolik lidhur me çështjen e asociacionit. Do të ketë prononcim nga ana e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj. (Pranë sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën e radhës me temë “Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024”. (Kuvendi i Kosovës, salla nr. 506, ora 13:00)

Back to top button