​Ngjarjet e datës 13 qershor

  • 08:50

    Mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38)

  • 09:30

    Mbahet konferenca e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.(Kuvendi i Kosovës)

  • 10:00

    Lansohet projekti “Gender Equality Facility”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog etj.(Parku Arkeologjik i Muzeut të Kosovës)

  • 10:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Diskutohet për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, listën esenciale të barnave, Bordin e ri të SHSKUK-së dhe listat e pritjes.(Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të katërt të “KarrieraUP”, i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare)
  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 13:45

    Organizohet tryeza e katërt e sportit, e cila grumbullon krerët dhe vendimmarrësit e sportit. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

Back to top button