Ngjarjet e datës 13 tetor

10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, interviston Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefir Ekzekutiv të KOSTT-it, kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Skender Haziri, dhe kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, N204).
10:00
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon Panairin e Punës 2022. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)
11:00
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Zyrat e SBAShK-ut)
11:00
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston Bordin e ZRRE-së për periudhën 2006-2008. (Kuvendi i Kosovës, N10)

Back to top button