Ngjarjet e datës 14 janar

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9.00)

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist vizitojnë çerdhen “Fatosat” (Çerdhja “Fatosat”, Prishtinë, ora 9.20)

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Shkollën “Hasan Prishtina”. (Shkolla “Hasan Prishtina, ora 10.00)

Mbahet takimi i 160-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Prokuroria e Shtetit, kati tre, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, në objektin e ri, rruga “Enver Zymberi”, Prishtinë, ora 10.00)

Me ftesë të kryeparlamentarit, Kadri Veseli mbahet takim koordinues ku do të diskutohet dialogu me Serbinë. (Salla C 301, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

GLPS prezanton analizën e projektligjit mbi detyrime, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut dhe përfundimet nga studimi me temën “Një marrëveshje finale që mund ta vë Kosovën në një udhëkryq: Disa mësime nga shtetet e kontestuara në të kaluarën”. (Zyra e GLSP-së, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, hyrja ngjitur me qendrën Orion, kati 2, ora 11.00)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, mban konference për media, në lidhje me peticionin e iniciuar për bashkimin e qytetit te Mitrovicës. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-Pallati “Rilindja”, ora 13.00)

Mbahet mbledhja e kreut të LDK-së Isa Mustafa me grupin parlamentar të kësaj partie. (Hotel Sirius, ora 12.00, pamje për media në ora 13.15, konferenca në ora 13.30)

Back to top button