Ngjarjet e datës 14 shkurt

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin nr.08/L-246 për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton dhe miraton Draft-Planin e Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Forumi i Rinisë së LDK-së organizon aksion simbolik para Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ora 10:00)

Ministria e Ekonomisë përmes projektit KODE dhe në bashkëpunim me GIZ lansojnë platformën digjitale MOODLE ku fjalën hyrëse do ta mbaj Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë. (: Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, ora 10:00-14:00)

Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin Nr. 08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, si dhe votimin e Projektligjit Nr. 08/L-280 për ratifikimin e „amendamentimit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Vazhdimi i Seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Instituti për Siguri, Medie dhe Arsim, Prishtinë, organizojnë një veprimtari përkujtuese për figurën e shquar, për njeriun model të kombit kroat dhe njeriun fisnik e studiuesin e veçantë Milan Shuflaj. (Lokalet e LSHK-së, ora 12:00)

Tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 12:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit. (Spitali Regjional i Prizrenit, ora 12:15)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në konferencën për media lanson Platformën e Gjelbër Digjitale.( Zyrat e KDI-së, rr.Bajram Kelmendi, ora 13:00)

Promovohet libri “Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912”, i autorëve Ibrahim Gashi dhe Ayten Ardel. (Galeria e Arteve në Ferizaj, ora 13:00)

Back to top button