Ngjarjet e datës 15 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Me rastin e shënimit te 49-të vjetorit të themelimit të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare. (Hotel “Swis Diamand”, ora 09:30)

Ekipi negociator i dorëzon kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, platformën e dialogut. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Lansohet projekti “Lufta kundër krimit kibernetik në Kosovë”. (Rezidenca e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar, ora 10:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Gjilanin, ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës organizon fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesëtarët e Njësisë Speciale të PK-së, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ndan Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli”. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

Mbahet manifestimi qendror për 49-vjetorin e themelimit të Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 12:00)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, inspektojnë vazhdimin e punimeve në lumin “Mirusha”. (Pjesa në Dardania 2, ora 12:00)

Jepet shfaqja “Çanta e zbrazët”. (Shkollën Fillore “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 14:00)

Komuna e Gjilanit organizon program festiv. (Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, 15:00)

Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjëratën “Bukuria e asaj që mbetet”. (Kino “Armata”, ora 17:00)

Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”. (Kuvendi i Kosovës, ora 18:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton klubin e basketbollit Prishtina me rastin e kualifikimit historik në garat përfundimtare të FIBA-s. (Klubi i basketbollit Prishtina në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

Mbahet koncerti i Pavarësisë në Prizren. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:00)

Mbahet mbrëmje Festive. (Hotel “Kristal” në Gjilan, ora 20:00)

Back to top button