Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. (Kabineti i Presidentit, ora 08:30)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. (Kabineti i Presidentit, ora 08:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 09:10)

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,Charlotte Ruhe nënshkruajnë marrëveshjen për grant për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10-të të Kosovës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:30)

Mbahet konferenca shkencore “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”. (Salla e Konferencave, Fakulteti Filozofik, ora 09:30)

Presidenti Hashim Thaçi takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Presidentit, ora 09:45)

Mbahet konferenca e lansimit zyrtar të “KOSOVA MAKERS LEAGUE”. (“Bonevet”, ora 10:00)

Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim, do të mbajë një aksion simbolik në lidhje me 48 Vjetorin e Universitetit të Prishtinës. (Pranë rektoratit, ora 10:15)

Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e 48-vjetorit të themelimit të UP-së “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

“Let’s Do It Kosova” organizon aksionin e pastrimit në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, në Han të Elezit. (Lokacioni ku është vendosur pllaka përkujtimore “Eksodi 99” ne Elez Han, ora 12:00)

Shënohet dita e flamurit kombëtar të ashkalinjëve. (Salla sportive “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 13:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bën ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi. (Kabineti i ministrit, ora 13:30)

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Vizatimi Sot”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Bulevardi “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 20:00)