Ngjarjet e datës 15 tetor

10:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore shënojnë “Ditës Ndërkombëtare të Ecjes se Lirë në Natyrë”. (Parku ”Gërmia”)
10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), organizojnë konferencën e përbashkët me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Shoqata e të Verbërve të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit, mbajnë konferencë për medie (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38)
11:00
Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) prezantojnë nivelin e përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën mars-shtator 2021. (Hotel Sirius, Prishtinë)
11:00
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), mban konferencë për media me rastin e pranimit të “Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Rastin e Hidrocentraleve në Deçan”. (Zyret e GLPS-së, Rr. Rexhep Luci, 16/1, Prishtinë)
11:00
Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, i dorëzon Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari. (Shtabi i KFOR-it, Prishtinë)
18:00
Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” rifillon programin përkatës me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, – me muzikë e poezi performuar nga vokalisti i grupit Jericho, Petrit Çarkaxhiu dhe aktorja, Sheqerie Buqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”).

Back to top button