Ngjarjet qe shenojnë ditën e sotme ne vend:

Ngjarjet qe shenojnë ditën e sotme ne vend:

Mbahet konferenca ndërkombëtare “Sektori minerar dhe resurset minerle Kosovë – Shqipëri”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Me rastin e Javës së Ukshin Hotit, mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të tij. (Shtëpia muze “Ukshin Hoti” në Krushë, ora 10:45)

Zyra e UNICEF-it në Kosovë lanson U-Report për Ballkanin Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, dhe Mali i Zi. (“Sheshi 21”, ora 11:00)

Mbahet takimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa me akterët relevantë, për çështjen e Kartonit të gjelbër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:15)

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)

Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve rreth monitorimit të punës së Kuvendit. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, ora 12:00)

Mbahet  ceremonia e diplomimit për gjeneratën e vitit 2018. (RIT Kosovë, A.U.K, ora 12:45)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH dhe OJQ-në e Rrjetit të Edukatorëve Peer, organizon ceremoninë “Ndryshuesve të rinj”. (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit, ora 13:00)