Ngjarjet e datës 16 nëntor

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, koordinatorja për zhvillim nga OKB në Kosovë, Ulrika Richardson. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton planin vjetor të auditimit 2021/2022, të Zyrës Kombëtare të Auditimit. E ftuar, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10:00)
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore raporton në Komisionin për Arsim për punën tre mujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së mban konferencë për shtyp për zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2021. (Hotel “Swiss Diamond”, kati i parë, Prishtinë, ora 12:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara; formimi i grupeve punuese për Projektligjet që kanë kaluar në lexim të parë; kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 139/21. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Komisioni për Bujqësi shqyrton në parim Projektligjin për produktet biocide, kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për rastin K0 nr.139/21. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike; shqyrtimi i raportit të panelit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 15:00)
Orari i stërvitjeve për ndeshjen Kosovë U21- Shqipëri U21:
-Stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës në ora 17:00 – “Fadil Vokrri”
-Stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë në ora 19:00 – “Fadil Vokrri”.

Back to top button