Ngjarjet e datës 16 qershor

 
 
09:00 – 19:00
Komuna e Deçanit, në bashkëpunim më shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizojnë një sërë aktivitetesh për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit.
Agjenda:
09:00 – Ngritja e Flamurit në Qendër të Qytetit;
09:10 – Seancë Solemne në Sallën e Asamblesë Komunale;
10:00 – Turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” – Salla e Sportit në Deçan;
10:30 – Homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit;
11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan;
12:00 – Ekspozitë “n’Rrugë Drejtë Lirisë” – Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan;
19:00 – Koncert me këngëtarët deçanas – Qendra e Qytetit.
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para Qeverisë. (Para ndërtesës së Qeverisë)
11:00
Drejtoria e Parqeve bashkë me bankën ProCredit bëjnë mbjelljen e 402 drunjve në Kampusin Universitar. (Prapa Rektoratit të UP-së)
11:00
Iniciativa Kundër Korrupsionit (RAI) mban performancën kundër korrupsionit “SINJALIZO”. Merr pjesë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Rr. “Hoxha Tasim”, Prizren)
13:00
Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
13:00
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Osman Krasniqi, vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, Prizren)
13:30
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pret në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagrı Sakara. (Ndërtesa e Komunës, Viti)
14:00
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizon ceremoninë e hapjes së Projektit “Mbështetja e prodhuesve të qumështit të dhisë dhe produkteve të saj”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Rr. “Mahmut Muharremi”, Viti).

Back to top button