Ngjarjet e datës 16 shtator

08:45
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit)
10:00
Instituti GAP publikon raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendra për Shërbime të Integruara “One Stop Shop”).
13:00
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, prezanton programin elektoral për kryeqytetin. (Ish – Sheshi 21)
16:00
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)

Back to top button