Ngjarjet e datës 17 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Mbledhja festive e Qeverisë së Kosovës (Objekti i Qeverisë, ora 08:00)

Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës. (Oborri i Qeverisë, ora 08:30)

Vendosje kurorash lule tek shtatorja e ish Presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 08:45)

Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt dhe të varret e të gjithë dëshmorëve. (Homazhet fillojnë në ora 09:00)

Vendosja e kurorave me lule në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz nga liderët shtetëror. (Ora 09:40)

Anëtarë të kryesisë së LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10:00)

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. (Ora 10:45)

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

Mbahet manifestimi qëndron për nder të Ditës së Pavarësisë. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 13:00)

Behet përurimi i bustit të Presidentit Ibrahim Rugova. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 13:00)

Mbahet protestë artistike. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Hapet ekspozita e Pavarësisë. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17 anëtarësh nga SHBA-së, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën e Sporteve në Shtime. (Ora 15:0)

Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, ora 19:30)

Back to top button