Ngjarjet e datës 18 nëntor

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, e shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci, do të flasë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore. (Hoteli “Swiss Diamond”, salla Artana, Prishtinë, ora 10:00)
Me rastin e Ditës Botërore të viktimave të trafikut mbahet tryeza “Drejtësia për aksidentet në Kosovë”, organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS). ( Hotel Sirius, ora 10.00)
Qendra Ditore për fëmijët në situatë rruge në Prishtinë ka përgatitur një program me aktivitete, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 11:00-14:00)
Ambasadori i Francës, Olivier Guérot do të vizitojë Institutin e trajnimit profesional të KTC-së. (Fushë Kosovë, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët nga bordi i ZRRE-se për periudhën 2008-2013.(Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)
Kompania Botërore Gold Venture dhe UBT mbajnë Konferencë rreth inovacionit. ( Prizren, Parku i Inovacionit, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes së Depos së re të vaksinave. (Depoja e vaksinave, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës Prishtinë, ora 12:00)
Mbahet takimi kulturor për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, organizuar nga Fakultetit i Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)
Grupi artistik Globalodromia FILOART inauguron instalacionin “HOW LONG IS NOW/ SA GJATË ËSHTË TANI”. (Para lokalit “Bake & Cake” në sheshin Zahir Pajaziti prapa ndërtesës “Treska”, ora 12:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Transfere dhe Punë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:15)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë me temën “Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët – Thirrja e Dytë”. (Ministria e Ekonomisë, Salla e takimeve, ora 13.00)
Organizata ‘OAKTIV’ lanson projektin ‘Ec me këmbët e tyre!’, i mbështetur nga programi ReLoAReLOaD2 (UNDP-EU). (Sheshi i Qytetit të Podujevës, ora 13:00)
Aktivitetet e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Ishujve Faroe:
16:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Ishujve Faroe (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
16:30 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Ishujve Faroe (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
17:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
18:00 – Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Back to top button