Ngjarjet e datës 19 shtator

Organizata gjermane Education Unlimited organizon Kampin Veror 2022. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Gjimnazi “Loyola” Prizren, ora 08:45)
Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit mban konferencën “Strategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe plani i veprimit të saj 2022-2024”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF. (Memoriali i Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ora 11:00)
Këshilli i prindërve në Pejë do të organizojë marsh në qendër të qytetit. (Ora 12:00-12:30)

Back to top button