Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vendos kurora me lule te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi ‘Ibrahim Rugova’, ora 09:55)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e dokumentit të historikut të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 2000-2017. (Hotel ‘Swiss Diamond’, ora 10:00)

Demokraci Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, organizojnë tryezën për integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10.00-12.00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, merr pjesë me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”. (Fshati Dobërqan i Gjilanit, ora 10.30)

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i tij (Ora 10.30) dhe vizitojnë familjen Rugova. (Ora 10.45)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU! organizojnë konferencën për media me temë “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”. (Qendra e Konferencave Orion rr. ‘Rexhep Luci’, Prishtinë, ora 11.00)

Fondacioni MUTE bashkë me Komunën e Prishtinës organizon Forumin e Parë në kuadër të projektit “Unë/ty dashuri në paketë”. (Objekti i Komunës së re të Prishtinës, ora 11:00-14:00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, merr pjesë me rastin e fillimit të punimeve në projektin “Pastrimi i shtratit të lumit Katushnicë – Karaqevë”. (Fshati Katushnicë i Kamenicës, ora 11:30)

Me rastin e Javës së filmit të Maqedonisë në Prishtinë, Kosovafilmi në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Programi i Regjisë së filmit, organizon debat me mysafirët Meto Jovanovski, profesor në Fakultetin Arteve në Shkup, drejtorin e Kinotekës Vladimir Angelov dhe drejtorin e Kosovafilmit, Gani Mehmetaj. (Salla e projeksionit, objekti i Departamentit të Regjisë së Filmit, ora 12:00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, merr pjesë me rastin e fillimit të punimeve në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Kriva reka – Faza e parë. (Kamenicë, ora 12:45)

Promovohet libri i 19-të “Libri gdhend fjalët me të bukura”.(Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 14:00)

Hapet ekspozita vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës. (Galeria e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ora 19:00)