Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) organizojnë konferencën përfundimtare për arsim dhe punësim. (Hotel ‘Swiss Diamond’, salla e konferencave ‘’Artana’’ – Prishtinë, ora 9:30)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e komunës për 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e parë të Kryesisë së re të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11.00)

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në akademinë përkujtimore, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 13:00)

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban konferencë për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet FBK-së dhe Klubin të Rahovecit, si organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

Federata Skitare e Kosovës shpall laureatët e skijimit për 2019. (“Hotel Sirius” Prishtinë, ora 16:00)