Ngjarjet e datës 20 maj

SIT publikon hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë gjatë kohës së COVID” (Hotel Sirius, ora 09:30).
Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00).
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali (Kabineti i kryetarit, ora 10:00).
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT prezanton hulumtimin me titull “Hulumtim Ligjor rreth Ndarjes së Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtjes Financiare: Ligji dhe Praktika Gjyqësore në Kosovë” si dhe Opinionin Ligjor rreth Nenit 54 të Ligjit mbi Familjen në Kosovë (Hotel Emerald, ora 10:00).
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban konferencë për media (Ndërtesa e Arkivit, ora 10:00).
Komisioni për Ekonomi diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00).
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting (Kabineti i kryetarit, ora 11:15).
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00).
Këshilli Britanik (British Council) organizon Konferencën Finale të programit “Shkollat e Shekullit 21” (Klan Arena, ora 13:00).
Prokurori i çështjes së Thaçit dhe të tjerëve mban konferencë për ecurinë e çështjes (ZPS, ora 14:30).
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00).
Mbahet ceremonia e hapjes së Olive Medical në Mitrovicë (Rr. “Minatorët e Trepçës”, ora 18:00).
Ipeshkvia e Kosovës inauguron bibliotekën e saj “Ernest Koliqi” (Qendra “BogdaniPolis”, ora 19:00).

Back to top button