Ngjarjet e datës 20 mars

• 10:00
Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) shënon Javën Ndërkombëtare e Parasë. Do të bisedohet me nxënës në lidhje me paratë, kulturën e të kursyerit, e aktivitete të tjera me qëllim edukimin financiar të fëmijëve në moshë të hershme. (Shkolla “Elena Gjika”, Prishtinë)
• 10:00
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) organizon “Javën e Arkivit të Hapur”. (AShAK)
• 10:00
Lansohet “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”, nga “Qendra e Kosovës per Eksport”. (City Hotel, Prizren)
• 10:00
Mbahet Konferenca e Parë për prezantimin e Monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036 dhe prezantimin e propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
• 11:00
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alan Giresse, mban konferencë për medie në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
• 12:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, mban konferencë për medie. (Zyra e AAK-së në Pejë)
• 16:00
Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitjen e parë, për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. (Kampi Nacional në Hajvali)

Back to top button