Ngjarjet e datës 20 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 9:30)

Punëtorët e larguar nga KEDS, protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Forumi i Gruas së LDK-së organizon tryezën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

OSBE dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës mbajnë punëtorinë “Luftimi i lajmeve të rrejshme dhe i propagandës në mediat online”. (Hotelin “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Grupi i Grave Deputete organizon tryezën “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

Protestojnë punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës. (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00) .

Komuna e Prishtinës mban konferencë. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

Presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen “Women in Energy Scholarship Program”. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 12:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të grevave të minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

Back to top button