Ngjarjet e datës 21 qershor

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021. Të ftuar: kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini dhe u.d. drejtori i përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të 37 kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, të fituara nga komunat në kuadër të skemës Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër. Marrin pjesë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, ministrja e MZHE-së, Artane Rizvanolli, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi. (ITP Prizren ish-kampi i KFOR-it gjerman), ora 10:00-12:00)
Komisioni për Arsim shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021. (kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
OJQ “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT” mban konferencën “Dhuna Ekonomike – Privimi Socio-Ekonomik”. (Hotel “Siriurs”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini mban konsultim publik me qytetarët, OJQ-të dhe grupet e interesit për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025. (Salla e Asamblesë Komunale Gjakovë, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton mocionin e dhjetë deputetëve të GP LDK-së për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së, sipas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit datë 13.06.2022. (Kuvendi i Kosovës salla N-10, ora 11:00)
OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën përmbyllëse për të Drejtat e Njeriut, i mbështetur nga UNMIK-u.(Mitrovicë, ora 11:00-13:00)
Kryeministri Albin Kurti bashkëbisedim me përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 13:00)
Në shënim të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në nderim të viktimave dhe të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e muzikës. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 17:00)

Back to top button