Ngjarjet e datës 21 shtator

09:30
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
10:00
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raportojnë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
11:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan. (Hotel “Sirius”, Prishtinë dhe në platformën “Zoom”)
11:00
Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. Merr pjesë zv.ministri i MAShTI, Dukagjin Pupovci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:45
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit)
12:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Prishtinë)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë bën themelimin e grupeve punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N302).

Back to top button