Ngjarjet e datës 22 janar 2019

Ngjarjet qe shenojne diten e sotme ne Kosovë

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë para Komunës së Prishtinës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë do të shqyrtojë Projekt statutin e Trepçës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Bëhet përurimi i Amfiteatrit të Fakultetit Juridik. (Ora 11:00)

Komuna e Vushtrrisë dhe Luxembourg Aid & Development, nënshkruajnë marrëveshje për shndërrimin SHMT “Lutfi Musiqi” në Qendër të Kompetencës. (Komuna e Vushtrrisë, ora 11:00)

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, mban konferencë. (Gjykata Supreme, ora 13:30)

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës –rajoni i Ferizajt bënë prezantimin publik të Raportit të punës për vitin 2018. (Universiteti i Shkencave Aplikative në Ferizaj, ora 14:00)

Grupi për Ballkan lanson projektin “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal”. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 15:00)

Mbahet Kuvendi i II-të inaugurues të Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës. (Hotel “International Prishtina”, ora 15:00)

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onisor, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant “Rroni” në Veternik, ora 18:00)

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian shfaqë të dy filmat e dy regjisorëve nga Kosova. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë, ora 18:00)

Back to top button