Ngjarjet e datës 22 tetor

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon Shoqatën e Familjeve tё Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit (ShFHDK). (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00
Ekipet mobile bëjnë vaksinimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
10:30
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për medie me temën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
11:00
Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti etj. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)
14:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204).

Back to top button