Ngjarjet e datës 23 janar 2019

Ngjarjet qe shënojnë ditën e sotme në vend

Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Mbahet tryeza ku do të diskutohet Ligji për ndërmjetësimin. (Hotel “Amazona” në Milloshevë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës, në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës. (Shtatorja e Haxhi Zekës në Pejë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla , ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa biznese prodhuese në Komunën e Pejës. (Duke filluar me vizitën në Fabrikën “Ukaj”, ora 11:20)

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të vrasjes së Isa Boletinit. (Qendra e Kulture në Mitrovicë, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Junikut. (Salla e Kuvendit Komunal të Junikut, ora 12:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Deçanit, ora 14:30)

Prodhuesit e rajonit të Dukagjinit takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj. (Hotel “Dukagjini”, ora 14:30)

Lëvizja Vetëvendosje zhvillon disa aktivitete në shënimin e 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës. (Aktivitete fillojnë me vizitën te Kulla e Haxhi Zekës në Pejë, ora 15:00)

Bordi i përbërë nga Ministri i Drejtësisë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ambasadorja e EULEX-it dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, mbajnë konferencë për media. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 15:00)

Back to top button