Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Lansohet “Rrjeti i Bizneseve për Energji të Pastër”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Organizohet Kongresi i dytë i “Kosova që Ne Duam”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 09:00)    

Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Ora 10:00)

Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën “Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencor”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e Bizneseve”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën “Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takon ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck- Ahliny. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Europe House organizojnë aktivitetin “Verërat e Kosovës: kualitet për tregun e BE-së, standardet e BE-së, prodhimi dhe mundësitë e eksportit’. (Biopak ShPK, Rahovec, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Promovohet libri “Marjana” e autores Lindita Sina. (“Magra Austria”, Bernicë
e Epërme, ora 18:00)