Ngjarjet e datës 23 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë

Shënohet 20-vjetori i rënies së dëshmorit Rifat Dina dhe 5-vjetori i vdekjes së veprimtarit Muharrem Dina. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 12:00)

Shfaqet premiera e dokumentarit “Rrëfime për Kosovën”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 12:00)

Mbahet debati “Gratë artiste gjatë rezistencës kosovare të viteve ‘90”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora: 12:00)

Anëtarët e kryesisë së Alternativës Hasan Preteni dhe Alfred Halili mbajnë konferencën “Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë”. (Selia e Alternativës, ora 12:00)

Organizohet seminari i Edukimit Special në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 13:00)

KOK-un e viziton një zyrtare e larta e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e cila do të ligjërojë në kursin ASMC 1. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Qendra “BogdaniPolis” sjell në skenë shfaqjen “Karnavale n’Prishtinë”. (Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 19:00)

Back to top button