Ngjarjet e datës 23 shkurt

08:30
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon ngjarjen “Ditët e industrisë së BE-së 2022”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft-Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204)
10:00
Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, do të mbajnë tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203)
10:00
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Gjilan)
11:00
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, mban konferencë për media. (Zyrat e SPSPK-së, rr. “Nënë Tereza”)
12:00
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)
13:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën vjetore. (Hotel “Star Hill”, Veternik)
13:00
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mban konferencë për media. Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

Back to top button