Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2018

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë (KNSSHP) organizojnë konferencë lidhur me ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’. (Hotel Sirius, salla Castor, kati i tetë, ora 09:45 – 13:00)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Auditoriumi i BQK-së, ora 10:00)

Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, me kërkesë të kryetarit të Komunës Agim Bahtiri. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10.00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të nënshkruajë Statutin e Muzeut. (Muzeu i Kosovës, ora 10.00)

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e fundit për media të vitit 2018. (OEK, ora 11:00)

AAK, dega në Pejë, do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit në Pejë. (Ora 11:00)

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303- ora 11:00)

Studentët e Universitetit të Prishtinës protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.(Nisja nga ora 11:00 para Fakultetit Filozofik)

Bëhet përurimi i shtëpive të cilat i ka ndërtuar komuna e Istogut për familjet me kushte të rënda ekonomike. (Nisja bëhet nga objekti i komunës në ora 11:45)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë ku paraqitet një analizë e faktorëve që ndikuan në humbjen e 53 milion eurove në kontratën për autostradën Prishtinë-Han i Elezit. (Zyrat e KDI, Rr.”Bajram Kelmendi”, Nr.45 Prishtinë, ora 13:00)

OJQ THY dhe IPSIA prezantojnë publikimin “Vlerësimi mbi nevojat e të rinjve në Komunën e Prizrenit”.(Kino Lumbardhi, Prizren, ora 14:00)

Me rastin e Krishtlindjeve organizohet pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë. (Ora 18.00)

Mbahet programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza. (Ora 23.30)

Mbahet Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë. (Ora 24.00)

Back to top button