Ngjarjet e datës 24 gusht

 
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi marrin pjesë me rastin e fillimit të punimeve në urën e fshatit Brezincë. (Ora 10:00).
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mban konferencë për shtyp. (Selia e sindikatës, ora 11:00).
Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban protestë në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Para Stacionit Policor Ferizaj, ora 12:00).
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së Prishtinë, ora 13:00).
Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës mban konferencë për media për të shprehur qëndrimet zyrtare në kundërshtimin e planifikimit të institucioneve përgjegjëse rreth vendosjes së refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve. (Para Qendrës së Studentëve rr. “Agim Ramadani”, Lagjja e Studentëve, ora 13:00).

Back to top button