Ngjarjet e datës 25 gusht

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë), 10:00.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë), 11:00.
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së,  do pranohet  donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen  pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së), 11:00.
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri), 11:00.

Back to top button