​Ngjarjet e datës 26 qershor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Besianë Musmurati, do të shpalosin planin e veprimit për siguri në shkolla 2023/26. (Kino Armata, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Gjykata Speciale, ora 09:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takon Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. Nga ora 09:50, pamje nga pritja dhe takimi i përbashkët. Osmani dhe Reynolds pastaj nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra në hollin e Kuvendit, ku do të ketë deklarata për media. (Presidenca, ora 09:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe planit strategjik i KQZ-së 2023-2026. (KQZ, ora 10:30)

Organizata Lëvizja për Demokraci mbanë aktivitet simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë, për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe për të kërkuar angazhimin e BE-së në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia, në territorin e Republikës së Kosovës. (Ora 11:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds. Mediat mund të marrin pamje. (Qeveria e Republikës së Kosovës-hyrja kryesore, ora 11:50)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi, salla C 301, ora 12:00)

Back to top button