Ngjarjet që shênojnë ditën e sotme në vend

Ngjarjet që shênojnë ditën e sotme në vend

Vazhdojnë gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për mbetje mortore. (Afër Fakultetit të Arteve, Kampusi i UP-së, ora 09:00)

Zyra e Erasmus+ në Kosovë, do të njoftojë stafin dhe studentët rreth dimensionit ndërkombëtarë që ofron programi Erasmus. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 09:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bënë homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skenderaj. (Ora 09:20)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz. (Ora 09:30)

Organizatat e shoqërisë civile mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të MAShT-it, ora 10:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut mban takim informues: “Mandati dhe kompetencat e Gjykatës Speciale”.(Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 10:00)

Balkan Green Foundation organizon diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”. (Aleanca Franceze, ora 10:00)

FSK-ja shënon “Ditën e Forcës-Ushtrisë së Kosovës”. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja Shqip 1879”.(Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për media. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë. (Ora 12:00)

Mbahen homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve në Obiliq. (Ora 12:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bënë homazhe te homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe varret e dëshmorëve në Velani. (Nga ora 12:15)

ORCA mban aksion simbolik kundër Këshillit të Etikës së UP-së, me moton “Veting në arsimin e lartë!”.(Para Rektoratit të UP-së, ora 14:00)

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ndanë dekorata për dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 14:00)

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Ora 14:00)

AKKV “SHOTA” për nderë të Ditës së Flamurit paraqet programin premierë me këngë dhe valle të realizuara nga Trupa Artistike. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)