Ngjarjet e datës 27 prill

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

09:30

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e pret në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë)

09:30

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

10:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit) 

10:00

Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

11:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë)

11:00

Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

11:00

Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë)

11:30

Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll”, Prizren)

12:00

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)

12:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës)

15:00

Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë)

20:00

Jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Holli i Kuvendit të Kosovës)

Back to top button