Ngjarjet e datës 27 shtator

Arritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë), 08:30.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret me ceremoni shtetërore, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në ora 10:20 të dy mbajnë konferencë për medie. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë), 08:50.
Mbahet mbledhja  e 266-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom), 09:00.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506), 10:00.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Republikës së Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë), 10:20.
Për nder të ditës Botërore të Turizmit, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit organizon tryezë  diskutimi. “Turizmi rural: një mundësi e mirë për zhvillimin e qëndrueshëm. (Hotel “Sirius”, Prishtinë), 10:30.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. (Selia e PDK-së), 10:50.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Selia e LDK-së), 11:40.
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ju ftojmë në promovimin e librit të Gëzim Selacit, “Legjitimiteti politik në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës), 12:00.

Bëhet konstituimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10), 12:00.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së), 12:20.
Takimi zyrtar i delegacionit të Kosovës dhe Shqipërisë. (“Amazona Resort”, Milloshevë), 13:30.
Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Sevil Liman Kazaz, bën prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal), 14:00.
Back to top button